18/07/2024

Qielli mbi qytetin turk Bursa dukej surreal, me një pamje unike pas shfaqjes së një reje rozë në formë aspak të zakontë.

Shumë qytetarë kanë mbetur pa fjalë pas kësaj pamje të veçantë.

Retë thjerrëzore janë një fenomen i rrallë natyror që formohen pranë maleve apo kodrave kur ajri është i qëndrueshëm dhe i lagësht.

Ato ngjajnë shumë me formën tradicionale të disqeve fluturuese që i kemi parë në filmat fantastiko-shkencore dhe për këtë arsye disa përdorues në rrjetet sociale e krahasuan renë me një UFO.

Kjo re mbeti e tillë për 1 orë dhe qytetarët mundën të realizonin foto dhe video të ndryshme duke u bërë në këtë mënyrë kryefjala e rrjeteve sociale.