16/02/2025

Ndërsa po rritet presioni mbi Gjermaninë për të dërguar tanke Leopard 2 në Ukrainë, vendi duket se ngurron ta bëjë një gjë të tillë së paku deri më tani.

Polonia ka ofruar “Leopard 2” e saj për forcat ukrainase, por duhet një nënshkrim nga Berlini, i cili ka të drejtën e licencës së eksportit.

Raportet kanë sugjeruar se gjermanët do të pranonin të dërgonin tanket e tyre nëse edhe SHBA-ja do të bënte një gjë të tillë me tanket Abrams.

Megjithatë, amerikanët argumentojnë se Abrams është një makinë më komplekse – që kërkon më shumë kohë për trajnimin e ushtarëve ukrainas.

Thomas Jaeger, një analist politik në Universitetin e Kolnit, tha për Los Angeles Times se “Scholz dhe partia e tij ende besojnë në sloganin e vjetër të Luftës së Ftohtë “Waffen bringen kein Frieden” (Armët nuk sjellin paqe), pra dërgimi i armëve ka qenë mallkim dhe ende është për ta”.