20/04/2026

Roza Lati dhe Françeska Murati kanë komentuar marrëdhënien e Romeo Veshajt dhe Erjola Doçit në shtëpinë e “Big Brother VIP3”.

Françeska tha se në fillim e ka pyetur Erjolën se pse nuk është lidhur me aktorin sepse mes tyre ka shikuar një kimi me shumë sesa me partneren e tij aktuale, Heidi Baci.

Sipas saj, moderatorja i është përgjigjur që nuk bën kështu. Nga ana tjetër Roza duke nënkuptuar se ka të njëjtin mendim me banoren, tha që edhe ajo ka folur në dhomën e rrëfimit.“Prandaj se njeriu kur preket kaq shumë. Të kishte reaguar që në momentin e parë Erjola do të ishte muhabet tjetër. Në fillim nuk e ka marrë aq keq”– tha Françeska duke treguar se moderatorja e përdori këtë histori për të marrë vëmendje, ndërsa Roza tha që Erjola ka reaguar kaq keq sepse kjo ngjarje u bë e madhe në shtëpi.

Pjesë nga biseda

Françeska: Pse ajo nuk reagoi? I thashë Erjola unë shikoj shumë kimi… domethënë më përshtatje të tipit të Romeos më dukesh më shumë ti sesa Heidi. Pse nuk jeni lidhur ju në fillim të Big Brotherit? Se ka qenë para se të lidhej me Heidin. Më ka thënë jo kështu… Unë u tërhoqa.

Roza: Unë e kam dhënë mendimin tim në dhomën e rrëfimit

Françeska: Prandaj se njeriu kur preket kaq shumë. Të kishte reaguar që në momentin e parë Erjola do të ishte muhabet tjetër. Në fillim nuk e ka marrë aq keq

Roza: Mbase u bë bozë duke u përmendur prap

Françeska: Jo, jo i interesonte të reagonte. E zmadhoi Romeo se unë kur e kam komunikuar me Erjolën ka qenë shumë e qetë. Po se i intereso me e bë situatë se e bëri Romeo është gjë tjetër.

Roza: Unë mendoj se ka reaguar bollë me këtë muhabet, se u bë një çikë si bujë me këtë muhabet

TË NGJASHME
“Ti je për të të ngrënë syrin, unë vdes për ty”/ Egla i kthehet Gracianos: Mbylle gojën se nuk ke tru
“Po më jep informacion nga jashtë?”/ Çfarë i tha Graciano-Romeos?
“Të lejohet të kesh 3 të dashura…”/ Heidi zbulon emrin e këngëtares që është “lidhur” Romeo