Një ushtar amerikan është ndaluar në Rusi me akuzën e sjelljes së pahijshme është arrestuar për vjedhje, sipas vendimit të një gjykate në Vladivostok, raportohet nga agjencia ruse e lajmeve RIA.
Duke cituar zyrën e shtypit të gjykatës, RIA raportoi se ushtari quhet Gordon Black dhe do të mbahet në paraburgim deri më 2 korrik.
“Gjykata në rrethin Pervomaisky lëshoi urdhër-arrestin për ushtarin amerikan Gordon Black…, sipas nenit të vjedhjes së kodit penal rus”, raportoi RIA duke cituar zëdhënësin e gjykatës.
Ushtria amerikane njoftoi dje se ishte vënë në dijeni për arrestimin, pa bërë të ditur zyrtarisht emrin e ushtarit.
Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, tha se ushtari po shërbente në një bazë në Korenë e Jugut.
Një tjetër zyrtar amerikan tha se ushtari akuzohet se ka kryer vjedhje ndaj një gruaje. /vizionplus.tv