21/04/2026

Onana, i cili u transferua në klubin anglez nga Interi për 55 milionë euro gjatë verës, bëri një gabim të madh në humbjen 4-3 të skuadrës së tij në Allianz Arena të mërkurën. Ai nuk arriti të ndalonte goditjen e lehtë nga Leroy Sane, duke i dhënë avantazhin klubin gjerman. Portieri kamerunas pranoi edhe tre gola të tjera, duke e filluar sezonin e Ligës së Kampionëve me humbje për United.

“Pas gabimit tim, humbëm kontrollin e lojës. Unë jam shumë i zhgënjyer për performancën time. Ekipi ishte i mirë dhe nuk e meriton të humbasim për shkakun tim. Fillimi im në Mançester nuk ishte i mirë, kjo ishte një nga ndeshjet më të këqija për mua. Megjithatë, është një sfidë e vështirë dhe duhet të jemi bashkë për të përballuar presionin”ka thënë Onana.

Ten Hagi nuk e fajësoi Onananë dhe e vlerësoi për marrjen e përgjegjësisë. Ai tha se është e rëndësishme që të gjithë ekipi të bashkëpunojë.