Chicago Fire u mund nga Columbus Crew me rezultat të pastër 3-0 në ndeshjen e MLS. Por, më e rëndësishmja është se Shaqiri u ndëshkua me të kuq në minutën e 67-të.
Shaqiri mori kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Rudy Camacho në minutën e 67-të. Kartonin e parë të verdhë e mori në minutën e 44-të.
