20/04/2026

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot dhe nesër vazhdon me vizitën e punës dyditëshe në Uashington.

Në Uashington, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, kryeministri Kovaçevski është parashikuar të realizojë takim me sekretarin shtetëror të SHBA-së, Entoni Blinken, përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-së, Gabriel Eskobar, zëvendës këshilltarin për siguri kombëtare të SHBA-së, Xhanatan Fajner, këshilltarin e sekretarit shtetëror të SHBA-së, Derek Shole, të dërguarin special dhe koordinator i Qendrës për angazhim global të Departamentit të shtetit të SHBA-së, Xhejms Rubin, por edhe me disa senatorë dhe kongresmenë të SHBA-së, ndër të cilët Debi Dingel, Kris Marfi, Blendan Bojl.