Shqipëria pritet të organizojë Kampionatin Evropian U21 së bashku me Serbinë.
E kjo ka ngjallur reagime të ashpra anë e kënd vendit, si në Kosovë ashtu dhe më gjerë, njofton Klankosova.tv.
Përballje agresive, e biseda për bojkot të këtij kampionati janë zhvilluar sa andej, sa këndej.
Njerëzve nuk iu erdhi aspak mirë, që Shqipëria po i bën këtë Kosovës.
Por, Kreshnik Osmani nga Lëvizja “Atdheu”, ka disa fjalë për kosovarët, fjalë këto zemre.
“Qëllimi i lëvizjes është pikërisht ky, një nga qëllimet është që Kosova të dalë delja e zezë dhe Shqipëria të jetë shteti i cili bashkëpunon, është krahëhapur, është pro integrimit, pro paqes pro dialogut. Një mesazh ta keni të qartë ju vëllezërit tanë nga Kosova. Nuk mund të korrigjohet gabimi që ka bërë Shqipëria. Bojkoti shkon në ujërat e asaj që kanë provokuar këtë veprim. Ne kemi nostalgji të Jugosllavisë, të cilët nuk përfaqësojnë damarin shqiptar. Ju jeni zemra jonë, ju jeni shpirti jonë, ju kemi në zemër, ju duam fort. Askush nuk na prish ne dot”, tha Osmani në “Kosova Today”.watch-(1)
