14/11/2025

Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova ka thyer heshtjen pas përjashtimit nga Kombëtarja e Kosovës.

Në një konferencë për skuadrën ku ai luan, Lille, Zhegrova tha se nuk ishte trajneri ai që e mori këtë vendim, por vet Federata e Futbollit të Kosovës.

“Isha vonë për mbledhje dhe mendoj se nuk ishte trajneri që mori vendimin, ishte Federata. Për këtë arsye isha pak i zemëruar. Janë disa njerëz që nuk i pëlqen ti dhe normalisht tentojnë të thonë fjalë të këqija. Unë e njoh veten sa profesional jam”, u shpreh Zhegrova.

Sa i përket aludimeve se ai ishte në një klub nate, Zhegrova e quan lajm të rremë, ku thotë se nuk ka as fakte mbi këtë.

“Pasi pash lajmet që isha jashtë në diskotekë. Nëse dua të shkojë në party, të gjithë do ta dinë. Por, nuk kishte fotografi apo diçka. Është e gjitha lajm i rremë. Gjëja më e keqe është që vendimin nuk e mori trajneri, e mori federata. Kur je vonë në mbledhje është trajneri që duhet të marrë vendimin, jo federata. Tani është në rregull, ka përfunduar”, tha Zhegrova.

Bashkë me Zhegrovën, u larguan dhe Aro Muriq e Florent Muslija.