Futbollisti shqiptar Kristijan Asllani, ka vazhduar rrugëtimin me Interin deri në qershor të 2028-tës.
Pasi që vuri firmën në kontratën e re, ai pati një mesazh për tifozët “zikaltër”, para derbit “Della Madonnina” që pritet të luhet në fundjavë.
“Jam shumë i lumtur që do ta vazhdoj këtë aventurë me ju, shihemi së shpejti në San Siro”, u shpreh ai në një video të publikuar nga “Nerazzurët”.Inter
