Futbollistja Alketa Rama është blinduar me kontratë të re te Zurichu.
Sulmuesja Rama ka nënshkruar kontratë të re me klubin zviceran deri në verën e vitit 2027.
“Është një ndjenjë jashtëzakonisht e mirë, nuk harrohet kurrë kontrata e parë kur nënshkruhet, nuk mund ta përshkruajë, është shumë ndjenjë e bukur”, u shpreh Alketa Rama në një intervistë për Klan Kosova.
Instinktin për gol, Alketa thotë se e ka trashëgim nga babai i saj, Milaim Rama, i cili ka qenë futbollist.
“Krejt prej babit, edhe mami edhe tjetër kur më shohin, i kam do stila, ka të vrapojë shumë i përngjajë babait në fushë, krejt e kam prej babit”, vazhdoi ajo.
Gjithashtu ajo u shpreh se është e nderuar që ka zgjedhur Kosovën.
“Është ndjenjë e bukur me luajt me Kosovën, tash që s’kam luajtur që disa muaj shkaku i lëndimit, jam ndier keq që s’kam mundur ta përfaqësojë, do të gëzohem shumë me lujt prapë për Kosovën, jam shumë krenar”.
Ajo i ishte bashkuar Zurichut në vitin 2016, si 13-vjeçare, derisa që atëherë ka kaluar në çdo grupmoshë të klubit, deri sa ka mbërritur në skuadrën e parë.watch
