Izraeli ka rënë dakord për një seri “pauzash humanitare” në Gaza për të lejuar vaksinimin e fëmijëve kundër poliomielitit, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Fushata do të synojë të vaksinojë rreth 640 mijë fëmijë në të gjithë Rripin e Gazës dhe do të fillojë të dielën, tha zyrtari i lartë i OBSH-së, Rik Peeperkorn, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Vaksinimi do të shtrihet në tre faza të veçanta, në të gjithë pjesët qendrore, jugore dhe veriore të brezit. Gjatë çdo etape, luftimet do të pushojnë për tre ditë radhazi midis orës 06:00 dhe 15:00 me kohën lokale.
Marrëveshja vjen disa ditë pasi zyrtarët e OKB-së thanë se një foshnjë 10-muajshe ishte paralizuar pjesërisht pas kontraktimit të rastit të parë të poliomielitit në Gaza për 25 vjet.
