Mbrojtësi anësor, Joao Cancelo thuhet se gjatë ditës (e martë) do të zyrtarizohet si lojtar i ri i klubit nga Superliga e Arabisë Saudite, Al Hilal, pasi klubet dhe lojtari kanë arritur marrëveshje.
City thuhet se ka pranuar ta shesë mbrojtësin portugez te Al Hilal, një klub nga liga elitare saudite.
Sipas gazetës L’Equipe, deri te arritja e marrëveshjes, sauditët është dashur të premtojnë një pagesë transferimi prej 25 milionë eurosh.
Cancelo gjithashtu thuhet se ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me një pagë prej 15 milionë euro në sezon.
