17/04/2026

Ankara
Në bisedën telefonike që kryeministri indian, Narendra Modi, zhvilloi me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, janë trajtuar çështjet rajonale dhe globale, njoftoi Byroja Indiane e Informimit të Medias, transmeton Anadolu.

Në bisedë Modi shprehu kënaqësinë nga “angazhimi” i Biden për Partneritetin Gjithëpërfshirës Strategjik Global Indi-SHBA.

Duke njoftuar rreth vizitës së tij në Ukrainë, Modi tha se shfaq një “qëndrim konsistent” në favor të dialogut dhe diplomacisë dhe se mbështet plotësisht vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon sa më shpejt të jetë e mundur.

Sipas njoftimit, Modi dhe Biden kanë theksuar se partneriteti midis Indisë dhe SHBA-së synon të sigurojë përfitime “për gjithë njerëzimin”.

Duke shkëmbyer pikëpamje të hollësishme për një sërë çështjesh rajonale dhe globale, palët shprehën gjithashtu shqetësimin e tyre të përbashkët për “situatën” në Bangladesh dhe vunë në dukje se siguria e pakicave në vend duhet të sigurohet.

Modi më 23 gusht kishte vizituar Ukrainën dhe ishte takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.