07/11/2025

Java e tretë e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut është mbyllur me ndeshjen e fundit ku Shkëndija ka shënuar fitore ndaj AP Brera me rezultatin 0-2.

Ekipi nga Tetova në këtë ndeshje kishte edhe një grup të tifozëve të tyre të cilët kishin udhëtuar për të mbështetur ekipin kuq e zi, ndërsa kjo ka zgjatur vetëm deri në minutën e 30-të, pasi sipas tifozëve “Ballsitëst” ata janë nxjerrë nga stadiumi më polici, për shkak se shpalosën flamurin shqiptar në Strumicë.