14/11/2025

Një vullkan ka shpërthyer pas një tërmeti me magnitudë 7.0 që goditi brigjet lindore të Rusisë.

Vullkani Shiveluch është rreth 450 km/h nga Petropavlovsk-Kamchatsky, një qytet bregdetar me një popullsi prej rreth 180,000 që shtrihet në rajonin lindor të Rusisë, Kamçatka.

“Sipas vlerësimeve vizuale, kolona e hirit po ngrihet deri në 8 kilometra mbi nivelin e detit”, shkruajnë mediat ruse duke shtuar se vullkani ka lëshuar edhe rrjedhje llave.

Bëhet e ditur se deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), epiqendra e tërmetit ishte rreth 88 kilometra nga Petropavlovsk-Kamchatsky dhe kishte një thellësi prej rreth 48 kilometra.

Asnjë “dëm i madh” nuk u shkaktua nga tërmeti, megjithatë “ndërtesat janë duke u ekzaminuar për dëme të mundshme, me vëmendje të veçantë për objektet sociale”.

Ministria ruse e Emergjencave nuk ka lëshuar paralajmërim për cunami për shkak të tërmetit.

Ndryshe, më herët, Sistemi i Paralajmërimit të Cunamit në SHBA kishte paralajmëruar se “valët e rrezikshme të cunamit nga ky tërmet janë të mundshme brenda 300 kilometrave nga epiqendra përgjatë brigjeve të Rusisë”. /Telegrafi/