09/11/2025

Llapi e ka mposhtur Feronikelin 74, si mysafir me rezultat 2-0.

Goli i parë u shënua nga Elvir Gashijani, në minutën e 63-të, ndërsa i dyti në minutën e 88-të nga Ahmed Januzi.

Llapi nga dy ndeshje i ka katër pikë, ndërsa Feronikeli 74 nuk e ka asnjë.

Ndeshja u zhvillua në kuadër të Supërligës së Kosovës në Futboll.

Ajo u luajt në Drenas në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.