Shkup, 19 gusht– Dje në ora 16:06, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale mes fshatit Siriqinë dhe fshatit Zhelinë , ka ndodhur një aksident trafiku, kur janë përplasur një veturë “Ford Ka” me targa të Tetovës, drejtuar nga M.G. (82 ) nga fshati Siriqinë vetura “Opel” me targa Tetove, drejtuar nga V.A (30) nga fshati Tearcë, Tetovë.
Në aksident ka pësuar lëndime të rënda shoferi i veturës “Ford KA”, M.G. kurse lëndime trupore ka marë shoferi i “Opel”-it,M.G. VA. dhe pesë shoqëruese të tij nga fshati Tearcë, dy prej të cilave janë të mitura, të diagnostikuara në Spitalin klinik të Tetovës. Inspektim është kryer nga ekipi inspektues i ekipit inspektues nga SPB Tetovë.
