Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, duke shpërndarë disa fotografi me ish ushtarë të UÇK-së nga zemra e Shkupit, ka thënë ss në kohën kur BDI-ja dhe Ali Ahmetin ishin në pushtet, ish ushtarët liroheshin nga burgjet dhe priteshin në zemër të shkupit në Hotel “Stone Bridge” si me rastin e Gafur Dugollit i cili është në fotografi.
Përmes statusit, Bexheti ka përkujtuar dyshen Mexhiti-Taravari të cilët sipas Bexhetit janë pa legjitimitet etnik në pushtet, se ish ushtarët r UÇK-së rezikohen të ekstradohen në Sërbi.
Reagimi i plotë:
Kur Ali Ahmeti ishte në pushtet dhe BDI menaxhonte me institucionet, ish ushtarët e UÇK-së liroheshin nga burgu dhe priteshin në zemër të shkupit në Hotel “Stone Bridge” si me rastin e Gafur Dugollit i cili është në fotografi.
Ndërsa tani dua ta përkujtoj Izet Mexhitin dhe Arben Taravarin të cilët janë pa legjitimitet etnik në pushtet, se ju i lironi ish ushtarët e UÇK-së dhe përkundrazi i rezikoni t’i ekstradoni në Sërbi nga pa aftësia juaj politike, pasi që nuk i’u pyet kush juve!
Ky është dallimi, me BDI dhe me Ju tani si Vasal!
