19/04/2026

Për hirë të familjes Stafaj dhe babait tuaj dua të të kursej, vetëm të them mos u merr me atë që nuk e din!

Është e vërtetë që është dërguar në Kuvend propozim ligj për kulturë ( për vende pune me kohë të pacaktuar) nga Qeveria LSDM – BDI, por ky propozim ligj nuk është miratuar ende!

Derisa i njejti nuk është votuar vazhdimi i kontratave pa ripëlqim nga Ministria e Financave, përbën vepër penale që unë nuk jam i gatshëm ta bëj!

Ligji është i përcaktuar qartë dhe asnjë mundësi ligjore për vazhdim kontratash nuk ka patur, as nuk ka, pa një konkurs të ri, për kontrata pesëvjeçare siç dihet tashmë!
Votimin për ndryshimin në ligjin për kulturë, të ftoj ta inicosh dhe ta votoni sa më shpejtë dhe mos manipuloni më me artistë!

Ju lus të kordinoheni si partnerë kualicioni me zëvendësministrin se po dilni tepër joseriozë: për një javë jepni tre versione deklaratash: ai dy të ndryshme dhe ti një që ska të bëjë me ato dy të parat të zëvendësministrit!

Po…s’ke faj se ti një e din e shtatë si din…. Mos harro se institucioni ka ekspertë – juristë që me muaj të tërë janë marrë me këtë çështje!

Me artistët

Mjaft me manipulime se edhe zogjtë në mal e dinë se bëni politikë dhe e keni tepruar tashmë!