26/05/2026

Artistja shqiptare me famë botërore Dua Lipa është nominuar në tri kategori në “MTV Music Video Awards 2024”.

Ajo edhe sivjet u nominua për “Këngën më të mirë pop”, për “Koreografinë më të mirë” në “Houdini”, që u realizua nga “Charm La’Donna”, si dhe për “Kinematografinë më të mirë” nga Nikita Kuzmenko për “Illusion”.

Krijuesja e hitit “Levitating” e ka ndarë lajmin e gëzueshëm edhe me ndjekësit në Instagram.

Në vitin 2021 Dua ishte shqiptarja e vetme që u nominua në katër kategori ./kultplus