08/11/2025

Kanë kaluar tre ditë dhe ende nuk ka kërkesë nga partitë politike dhe qeveria monoetnike nga komuniteti ndërkombëtar për vetting të monitoruar ndërkombëtarisht.

Frika nga vettingu i plotë nuk mund të mbulohet me kumtesa qesharake.

Është e qartë se çdo vonesë në këtë proces vetëm do të forcojë dyshimet e qytetarëve për përkushtimin e vërtetë ndaj luftës kundër korrupsionit.

Ne kërkojmë që menjëherë të nisë një vetting i monitoruar ndërkombëtarisht për çdo politikan në tridhjetë vitet e fundit.

Ky proces duhet të jetë transparent dhe i pavarur, duke përfshirë mbikëqyrjen ndërkombëtare për të siguruar drejtësi dhe besueshmëri.

Çdo vonesë dhe refuzim vetëm tregon se zhurma për luftën kundër korrupsionit është një përpjekje për të mbuluar korrupsionin e tyre.

Çdo ditë që kalon pa këtë proces është një humbje për demokracinë dhe integritetin e vendit tonë.