Pas medaljes së argjendtë të fituar nga Distria Krasniqi dhe triumfit të boksieres Donjeta Sadiku në luftën e parë të sportit të boksit, Kosova do të paraqitet sot sërish në podium në Paris.
Akil dhe Nora Gjakova do të garojnë sot në xhudo në kategoritë e tyre.
Kurse në boks garon Donjeta Sadiku, duel që pritet të zhvillohet në mbrëmje.
Këto janë oraret e luftërave:
Nora Gjakova-Ora 10:00
Akil Gjakova-Ora 14:00
Donjeta Sadiku-Ora 20:00.
