
MJETET PER KORRIDORIN 8 ME REBALANS ZVOGELOHEN NGA 15,1 MILIARDE DENARE NE 4,1 MILIARDE DENARE
Deklarata e xhentëlllmenit Izet Mexhiti se në rebalancin e buxhetit janë paraparë 1 miliardë euro për koridorin 8 është genjeshtër e madhe.
Atë vlerë nuk e arrijnë sikur ti mbledhim të gjitha investimet e parapara në rebalans.
Gjithsejt investimet kapitale në buxheti e RMV për vitin 2024 dhe rebalancin e buxhetit parashihen të jenë 45,1 miliarde denarë ose 733 milionë euro.
Jo vetëm që nuk janë 1 miliardë euro për autostraden e korridorit 8, por atome rebalancin e buxhetit u shkurtuan dhe tani janë vetëm 4,1 miliarde denare ose 67 milionë euro (krahasuar me buxhetin e vitit 2024 ku ishin paraparë 15,1 miliardë denarë ose 245,6 milionë euro.
Kjo deklaratë flet për dy gjëra: ose nuk e ka lexuar buxhetin dhe flet gënjeshtra për të manipuluar popullin, ose nuk e kupton buxhetin edhe nëse e ka lexuar.
Përveç mjeteve të zvogëluara për Korridorin 8, në rebalans këta kanë zvogëluar mjete edhe projekte tjera strategjike dhe zhvillimore: – Zvogëlimi i investimeve në ndërtimin dhe rikonstruksionin e shkollave fillore dhe të mesme, të konvikteve të nxënësve dhe nxënësve nga buxheti bazë në vlerë prej 780 milionë denarë në 472,4 milionë denarë. – Zvogëlim të mjeteve për Universitetin Nëna Terezë nga 290 milionë denarë në 180 milionë denarë, ndërsa rriten për Universitetin Kirili dhe Metodi. – Zvogëlimi i mjeteve për investime në objektet shëndetësore nga 822 milionë denarë fillestare në 466,2 milionë denarë (p.sh. Spitali i përgjithshëm në Kërçovë zvogëlohet nga 50,1 milionë denarë në 1,7 milionë denarë). – Mjetet nga programi për zhvillim të balancuar rajonal të planifikuar në buxhetin bazë zvogëlohen nga 533,2 milionë denarë fillestarë në 414,2 milionë denarë, ku ndarja është paraparë sipas kritereve për zhvillim të barabartë rajonal. – Zvogëlimi i mjeteve në Programin për NATO-n nga 5,9 miliardë denarë fillestarë në 5,5 miliardë denarë, dhe si rezultat i mjeteve nga Modernizimi në Ministrinë e Mbrojtjes nga 6,8 miliardë denarë të planifikuar fillimisht, rebalanci zvogëlohet në 6,1 miliardë denarë.