
Këtë pranverë, Hungaria mori hua një miliardë euro, kredia më e madhe që Budapesti ka marrë ndonjëherë, nga tre banka kineze, sipas faqes së internetit të agjencisë së kreditit të qeverisë.
Huaja, e cila u dha nga Banka e Zhvillimit të Kinës, Banka e Eksportit-Importit të Kinës dhe dega hungareze e Bankës së Kinës, u tërhoq plotësisht më 19 prill dhe duhet të shlyhet brenda tre viteve, raporton Politico.
Budapesti zyrtar nuk e ka njoftuar marrëveshjen.
Kjo u raportua fillimisht nga revista ekonomike hungareze Portfolio, dhe më pas u konfirmua nga agjencia qeveritare.
Huamarrja e konsiderueshme vjen në një kohë kur Budapesti po thellon lidhjet me Pekinin, vlerëson portali i Brukselit.
Kompanitë kineze, si prodhuesi i makinave elektrike BID ose gjiganti i teknologjisë Huaëei, kanë investuar deri më tani në total rreth 16 miliardë euro në vend, tha kreu i diplomacisë hungareze, Peter Szijjártó.
Marrëveshja e huasë mundëson financimin e investimeve, ndër të tjera, në sektorët e infrastrukturës dhe energjisë, tha Agjencia e Portofolit të Qeverisë.
Transaksioni ruan raportin e borxhit publik ndaj Bruto Prodimit Vendor brenda kufirit të sipërm prej 28.9% , njoftoi agjencia qeveritare.
Szijjártó në maj njoftoi një seri projektesh të përbashkëta infrastrukturore me Kinën, duke përfshirë hekurudhën me shpejtësi të lartë për në aeroportin e Budapestit, një linjë hekurudhore mallrash rreth kryeqytetit hungarez, tubacionet e naftës midis Hungarisë dhe Serbisë dhe bashkëpunimin bërthamor.