
Rap-artistja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Kjo verë” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Këngëtarja ka bërë një paraqitje të mrekullueshme në klip, siç rëndom merr vëmendje.Teksti është shkruar nga vetë Ademi në bashkëpunim me Mag Zogajn.
Melinda këtë vit ka qenë tejet aktive dhe e angazhuar me projekte të reja muzikore.
Ajo është shumë e kërkuar edhe nëpër mbrëmje e koncerte.watch
Producimi ndërkohë u bë nga Aspekt në Redbox Entertainment me video të realizuar nga Sekuencë.