17/03/2025

Ish-liderja e grupit, Pussycat Dolls, këngëtarja Nicole Sherzinger ka konfirmuar se po punon në një projekt të ri muzikor, një dekadë pas publikimit të albumit të saj të fundit “Big Fat Lie” në vitin 2014.

“Gjithnjë jam duke punuar për muzikë të re, mezi po pres t’i ndaj disa projekte muzikore në të ardhmen. Do të iu vijë koha, hap pas hapi gjithçka në kohën e duhur”, ka thënë ajo për Daily Mail.

Kur është pyetur se a do të bashkohej sërish më grupin Pussycat Dolls, ajo ka thënë kurrë nuk ka qejf të thotë “kurrë”.

“I dua vajzat e grupit, prandaj gjithnjë them ‘kurrë mos thuaj kurrë’. Tani definitvisht jam në një tjetër fazë të jetës por kurrë nuk e di se çfarë më pret në të ardhmen”, ka thënë këngëtarja.Ylli ka qenë duke punuar në shfaqjen muzikore teatrale “Susnet Boulevard”, e cila, në shtator, do të transferohet në Londër dhe së fundmi ka pranuar se po ka dëshirë të bëjë fëmijë.

“Oh Zot. Do të doja ta kem një bebe. Mezi po pres. Dua ta bëj një bebe por puna po më thërret, megjithatë do të më duhet ta gjej kohën sepse mezi pres të kem fëmijë”, pati thënë ajo për The Times.

Nicole, që nga viti 2020 është në lidhje me ish-lojtarin e ragbit, Thom Evans. Ata janë fejuar vitin e kaluar dhe Nicole ka thënë se do ta vendosë datën e dasmës pasi t’i përfundojë obligimet që ka në skenë.