26/04/2025

Gazetari Furkan Saliu që zbuloi dhe plasoi videon e lëndimit me shkas të foshnjës shqiptare nga ana e një mjekeje në spitalin për fëmijë, ka reaguar pas deklaratës dhe prononcimit që ka pasur, drejtori i ri i Klinikës për Fëmijë, Rexhep Memedi.

Deklaratën e Memedit, Saliu e ka cilësuar si naïve dhe që nuk i ndihmon as procesit të zbardhjes së plotë të rastit.

Saliu thotë se nuk duhet të jesh as mjek që ta kuptosh se këto lëndime nuk janë si pasojë i ndonjë intervenimi mjekësor.

“Këto deklarata naive nuk i ndihmojnë procesit të zbardhjes së plotë të këtij rasti. Nuk duhet të jesh as mjek që ta kuptosh se këto lëndime nuk janë si pasojë i ndonjë intervenimi mjekësor. Këto janë lëndime që janë të konfirmuara me raport mjekësor para se të xhirohet storja. Ky akt ka qenë individual i një personi, tash po behët problem i Klinikës me këto tentimet për të mbrojt dikë. Shihemi të hënën.”, ka shkruar Saliu.

Në një deklaratë për MIA, drejtori Memedi ka thënë se sipas infermieres lëndimi në dorën e djathtë të foshnjës ka qenë i paqëllimtë dhe ka ndodhur gjatë marrjes së gjakut për analiza.

“Biseduam me infermieren, ajo thotë se nuk ka pasur lëndim të qëllimshëm dhe as ofendim nga ana e saj ndaj të afërmve të fëmijës. Ajo do të japë edhe deklaratë me shkrim lidhur me rastin”, tha Memedi për MIA.