
Zëvendëskryeministri për marrëdhënije ndërmjet Bashkësive po edhe ministër në ministrinë që udhëheq me Marrëveshjen e Ohrit, Ivan Stoilkoviç, përmes Facebook ka kundërshtuar publikisht veprimin e kreut të Kuvendit, për lutjet që ky i fundit i bëri në Kuvend për Srebrenicën, dit më parë.
Gjestin e Gashit, zëvendëskryeministri serb e ka cilësuar si veprim të panevojshëm dhe sipas tij, ka shkelur laicitetin fetar të shtetit që ësgtë shkruar në kushtetutë.
Thotë se partnerët shqiptar të Qeverisë gjithomnë “përlyhen me hi”.
“Nëse them, ose shkruaj diçka për këtë lloj të sjelljes, e cila Kuvendin e ka transferuar në objekt fetar dhe kështu duke shkelur laicitetin fetar të garantuar me kushtetutē të vendit, do të më sulmojnë dhe do thonë se është gjuhë e urrejtjes dhe budallëqe tjera nga vokabulari anti-serb. Por mirë është që gjithmonë kështu vet “përlyhen me hij”, ka shkruar mes tjerash Stoikoviç.
E asnjë reagim dhe heshtje totale e ka kapluar kabinetin e krye kuvendarit po edhe vet Gashin, i cili nuk ka thënë asnjë fjalë për reagimin e Stoilkoviç.
Reagim për këtë nuk ka pasur as koalicioni VLEN, nga ku vjen Gashi.