Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka emëruar ushtrues detyre drejtorë të rinj mjekësorë në disa institucione shëndetësore publike.
Në klinikën universitare për TOARKIQU është emëruar Maria Srceva, në spitalin e specializuar për nefrologji-Strugë është emëruar Berat Lena, në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare “St. Panteleimon” është emëruar Cvetanka Bajraktarova dhe në Institutin Universitar për Biokimi Klinike është emëruar Nikolina Grozdanovska.
Poashtu dit më parë ai ka emruar edhe u.d drejtorë në disa klinika. Bije në sy se nga këto emrime janë tre maqedonas, një shqiptar.
Ognen Kostovski është emëruar drejtor në Klinikën universitare për kirurgji digjestive
Oliver Zafirovski është emëruar drejtor në Klinikën universitare për pulmologji dhe alergologji
Rexhep Memedi është emëruar drejtor në Klinikën universitare për sëmundjet e fëmijëve
Sinisha Stojanoski është emëruar drejtor në Spitalin e përgjithshëm të qytetit „8 Shtatori”
Kujtojmë se më 5 korrik, ministri i Shëndetësisë Arben Taravari emëroi 12 u.d drejtorë t rinj mjekësorë. Ajo që ra në sy ishte fakti se në mesin e tyre nuk figuronte asnjë shqiptar
