Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora ndodhet në Nju Jork për të promovuar filmin e saj më të ri të titulluar “Descendants: Rise Of The Red” në Disney+.
Rita Ora gjatë këtyre 2 ditëve, në të gjitha daljet e saj publike është veshur me të kuqe e tëra.
Sipas prestigjozes ‘Daily Mail’, këngëtarja ka zgjedhur këto veshje në ngjyrën e kuqe, pasi duket se është frymëzuar nga titulli i filmit dhe ngjyra që e karakterizon atë në rolin që luan në këtë prodhim kinematografik.
Artistja shqiptare do të luajë rolin e Mbretëreshës së Zemrave në filmin televiziv muzikor, i cili do të transmetohet në Disney+ më 12 korrik.
Personazhi i saj është gjithashtu nëna e keqe e personazhit kryesor të filmit të ri, Red, rol që luhet nga Kylie Cantrall.