19/04/2026

Theo James tregoi fizikun e tij teksa filmoi një reklamë të re për Dolce & Gabanna me Vittoria Ceretti në ishullin italian të Capri, ditën e hënë.

Ylli i “Gentlemen”, u zhvesh në vetëm një palë Speedo të vogla të bardha, të cilat shfaqnin në mënyrë të përsosur trupin e tij të nxirë ndërsa xhironte reklamën.

Aktori britanik, së bashku me të dashurën e Dicaprios, janë pëlqyer nga ndjekësit dhe janë komplimentuar për fizikun e tyre.

Dyshja, të dy të lagur nga oqeani, shkrepën skenat ‘e egra’ duke u puthur, ndërsa Theo muskuloz i mbështjellë krahët rreth saj.Ekuipazhi ishte gati për të kapur fotografinë perfekte dhe më vonë i dha Vittorias dhe Theos peshqirë për t’i veshur ndërsa ktheheshin në rimorkio.

Victoria dhe fituesi i “Oscar”, Leo, 49 vjeç, janë në lidhje që nga gushti 2023, menjëherë pas përpjekjeve të dështuara të Leonardos për të dashuruar Gigi Hadid.

Leo dhe Vittoria u takuan gjatë premierës së “Killers Of The Flower Moon” në Festivalin e Filmit në Kanë në maj të atij viti.