08/09/2024

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në 30 vjetorin ka përkujtuar Ahmet Haxhiun.

Thotê se me Haxhiun e ka njohur për së afërmi dhe ka punuar për kombin, lirinë dhe demokraci.

Shton se Haxhiu ka qenë edhe bashkëpunëtor i Ahmet Zhitisë dhe Fadil Vatës.

Postimi i plotë:

Sot e 30 vjet më parë, u përjetësua Ahmet Haxhiu.

Ahmetin e kam njohur prej së afërmi dhe kemi punuar bashkë për komb, liri dhe demokraci.

Ahmeti, bashkëpunëtor edhe i Fadil Vatës e Afrim Zhitisë, solli armet e para të shkrepura në Kosovë për liri.

Lavdi Ahmetit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit.