Lëvizja Populli parti që bën pjesë në koalicionin “Fronti Europian”, ka reaguar pas deshqiptarizimit masiv të institucioneve shëndetësore dhe shtetërore.
Nga partia e Zejdit thonë se edhe aty ku shqiptarët kishin drejtor e zv drejtor i humbën edhe punësimet.
Thonë se aty ku kishte shqiptar, Qeveria vendosi ti shkarkojë dhe të shtojë e shumfishojë kuadrot maqedonas.
Reagimi i plotë;
VAZHDON DESHQIPTARIZIMI I INSITUCIONEVE QEVERITARE
Pas fshirjes së insitucionit drejtorë ekonomik (shumica shqiptarë);
pas largimit të 18 të punësuarve shqiptarë në Toksikologji;
pas emërimeve të drejtorëve maqedonas, aty ku gatise gjithmonë ka pasur edhe drejtor ose zv.drejtor shqiptar, qeveria po vazhdon ta shfaq deshqiptarizimin e institucioneve qeveritare.
Me vendim të Qeverisë së RMV-së për shkarkim nga detyra të anëtarëve dhe u.d anëtarëve dhe emërimi i u.d anëtarëve të këshillit drejtues të ndërmarrjes publike për Infrastrukturë hekurudhore- Hekurudhat e RMV-së – Shkup, të datës 28 qershor 2024, janë shkarkuar 7 anëtarë prej të cilëve 1 shqiptar kurse janë emëruar 7 anëtarë të ri prej të cilëve asnjë shqiptarë.
Vendim i publikuar në Gazeten zyrtare të RMV-se nr.137/2024.
Gjithashtu, në po të njëjtën seancë Qeveria e RMV-së, me vendim për shkarkim nga detyra të anëtarëve dhe u.d anëtarëve dhe emërimi i u.d anëtarëve të këshillit drejtues të NP për rrugë shteterore, i shkarkoi 7 anëtarë prej të cilëve 2 shqiptarë kurse emëroi 7 anëtarë të ri, që të gjithë maqedonas.
Servilizmi i VLEN-it, nuk po ka fund…
Sektori për informim pranë Lëvizjes POPULLI.