Uragani i quajtur “Beryl” që ka goditur Karaibet, pritet që të mërkurën pasdite të kalojë pranë Xhamajkës apo edhe të kalojë mbi të.
Për shkak të fuqisë që ka, ekspertët kanë paralajmëruar se do të mund të ketë edhe viktima dhe dëme materiale. Kryeministri I Xhamajkës Andrew Holness, të martën mbrëma, ka njoftuar se është shpallur ora policore e cila fillon të mërkurën në ora 6 në mëngjes deri në 6 në mbrëmje. Kjo është bërë për sigurinë e gjithsecilit dhe për të parandaluar aktivitetet kriminale që eventualisht mund të ndodhin.
Sipas parashikimeve, Uragani “Beryl”, derisa të mbërrin Xhamajkën do të kalon në Uragan të kategorisë 3. Deri tani, si pasojë e këtij uragani, jetën e kanë humbur 7 persona.
Në Venezuelë, përskaj brigjeve të së cilës kaloj ky uragan, jetën e ka humbur një person ndërsa katër persona konsiderohen të zhdukur derisa janë dëmtuar apo prekur rreth 8000 shtëpi, 400 nga të cilat janë shkatërruar plotësisht. Një person ka vdekur në Shën Vinsent dhe Grenadine ndërsa 3 të tjerë në Grenada.
Në Union Island ku tashmë ka kaluar ky uragan, pothuajse çdo objekt është shkatërruar apo dëmtuar rëndë. Në këtë ishull, pothuajse të gjithë banorët, rreth tre mijë sa janë, kanë mbetur të pastrehë.
Organizata Joqeveritare World Central Kitchen apo Kuzhina Qendrore Botërore ka nisur dërgimin e ushqimit dhe ujit për pije në Union Island dhe Shën Vincent dhe Grenadine.
