Shkruan:
– Arjanit Hoxha, kryetar i Partisë Demokratike Europiane
Nuk ndalen tendencat për të krijuar te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut ndjenjën e rikthimit të kohërave ku në shtëpinë e vet duheshte të veprojnë si qiraxhinjë.
Në këtë strategji të mirë menduar nga VMRO-DPMNE, në mënyrë tepër të degjueshme po e implementojnë VLEN – humbësi i zgjedhjeve te kampi politik shqiptar.
Ska ditë pa ndonjë skandal në dëm të shqiptarëve:
– nga informacionet që kam marrë nga të punësuar në Klinikën e Toksikologjisë nga sot janë larguar 18 të punësuar shqiptar të cilët kanë patur kontrata pune deri me 31.12.2024, shumica e të cilëve punojnë në këtë klinike më shumë se 4 vite. A ishte kjo arsyja që u pengonte ish drejtoresha Besija Ilazi dhe me shkarkimin e saj mundësohet edhe largimi nga puna i 18 të punësuarve shqiptar?
Poashtu, me propozim të Ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari dje në seancë të qeverisë emërohen dy drejtorë maqedonas në Fondin Shëndetësor, gjë që ndodh për herë të parë që kur është vendosur menaxhimi me dy drejtorë dhe nga sot në këtë institucion nuk ka drejtor shqiptar!
Poashtu me vendim të Qeverisë i rekomandohet këshillit drejtues të “Pyjeve Nacionale” që edhe drejtori edhe zëvendës drejtori të jenë maqedonas, për dallim nga e kaluara ku ka pasur zv drejtor shqiptar.
“Aritja” tjetër që e proklamojnë të dëgjueshmit e VMRO-DPMNE-së është edhe heqja e pozitave “drejtor organizativ” në kuadër të institucioneve shëndetësore ndërsa nuk i tregojnë opinionit se mbi 70% e këtyre drejtorëve kanë qenë shqiptatë të cilët jo vetëm që kanë kryer punët organizative por i kanë shërbyer shqiptarëve nëpër klinika kur të tjerët i shëtisnin nga një sportel në tjetër.
Kur në qeveri je si patericë dhe je atje sepse je i pëlqyer i partnerit maqedonas dhe jo si i votuar nga populli jot ndodh kjo që të bësh argatin dhe të dëmtosh popullin tënd.