Lajmi për vdekjen e Ismail Kadaresë ka prekur të gjithë kombin dhe adhuruesit e letrave të shkruara nga Kadare.
Mesazh ngushëllimi për familjen Kadare dhe të gjithë kombin, ka lëshuar edhe Artan Grubi.
Ish zëvendëskryeministri i parë i RMV-së, ka shkruar se Kadare ka qenë i veçantë, i rrallë, i jashtëzakonshëm dhe person që nderoi kombin botërisht.
“Ngushëllime të gjithë kombit shqiptar dhe familjes për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë, mjeshtrit të madh të letërsisë shqipe”, ka shkruar Grubi.