Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, në takimin e tij të parë me shefin e Delegacionit të BE-së në vend, ambasadorin David Geer, ka bërë një lapsus, gjatë leximit të deklaratës me shkrim për media dhe e cilësoi diplomatin si aktorin e njohur hollivudian Richard. Gere.
Murtezani shumë shpejt është korrigjuar nga gazetarët e pranishëm. Një gabim i tillë u prit me të qeshura nga të pranishmit.
Murtezani mori detyrën në vend të ish-zëvendëskryeministrit përgjegjës për integrimet evropiane, Bojan Mariçiq.
Me miratimin e ligjit për riorganizimin e Qeverisë nga përbërja e re parlamentare, ish-Sekretariati për Çështje Evropiane u shndërrua në Ministri të Çështjeve Evropiane.
