10/09/2024

Heqja e “balanserit” nga ana e koalicionit Qeverisës, VMRO-VLEN ka sjellë edhe dëmet e para për shoqërinë shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Me heqjen e këtij mjeti, i është hapur rrugë Ministrisë për për Transformim Digjital, ministri kjo e formuar me formimin e Qeverisë së re që të heqë dhe të mos llogarisë popullsinë jo rezidente, me një fjalë të mos llogarisë fare në diasporën, ose personat që janë regjistruar si qytetarë të RMV-së por jetojnë jashtë kufijve administrativ të shtetit.

Fshirja e diasporës hap edhe një shteg tjetër të dëmshëm për shqiptarët që jetojnë në RMV.

Sipas kësaj praktike, përqindja e shqiptarëve do të ulet dhe nuk do të jetë siҫ u paraqit në regjistrimin e fundit zyrtarë të RMV-së.

Jo vetëm kjo, heqja e “balanserit” dhe veprimi i tillë i Ministrisë për Transformim Digjital do të ulë zyrtarisht edhe përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore.

Nëse deri më tani merrej për bazë rezultati i regjistrimit të fundit që ishte gati 30%, respektivisht, 29.5 %, tani me këtë hap, përfaqësimi i shqiptarëve në institucione do të ulet në vetëm 25%.