Në ditën e Kurban Bajramit, “ndryshimi” i “vlefshëm” i koalicionit VLEN na solli “Putinin e Vuçiçin” me këmbë e me duar në krye të Marrëveshjes së Ohrit.
Dje kryeministri i ardhshëm, Hristjan Mickovski prezentoi edhe kabinetin qeveritar ku mes tjerash tha se në krye të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive do të drejtoj një serb Ivan Stoilkoviç.
Pas Musa Xhaferit, Abdylaqim Ademit, Imer Aliut, Imer Selmanit, Festim Halilit, Hazbi Likës, Sadulla Durakut dhe Artan Grubit, koaliconi VLEN e sollën Ivan Stoilkoviçin, ushtar i përbetuar i Putinit dhe Vuçiçit, të kujdeset për amanetin e dëshmorëve të vitit 2001 dhe për ta zbatuar gjuhën shqipe, ta mbron flamurin kombëtar, të sjell barazinë, të arrin përfaqësimin e drejtë dhe adekuat.
Sipas komentuesve në rrjetet sociale Arben Taravari, Bilall Kasami, Izet Mexhiti, Bekim Qoku dhe Afrim Gashi e sollën Putinin dhe Vuçiçin në zemrën dhe shpirtin e Marrëveshjes së Ohrit.
Ndryshe, koalicioni VLEN ka marrë 4 ministri dhe disa drejtori pa peshë. Nuk e ka Drejtorinë e Rrugëve, Fondin SHëndetësor dhe Fondin e Inovacioneve dhe Zhvillim Teknologjik dhe shumë drejtori tjera me peshë dhe interes të shqiptarëve