Sulmuesi me tipare vrastare para portës, Sunday Adetunji është futbollisti më i ri që i bashkohet kampionit të Kosovës, FC Ballkanit nga Suhareka.
Sipas informacioneve, ekipi me të cilin drejton Ilir Daja ka paguar 150.000 euro dëmshpërblim tek Çukariçki për të siguruar kartonin e sulmuesit, për të cilin interesoheshin, kampioni i Maqedonisë, FC. Struga Trim&Lum dhe Kf Shkëndija, njofton indeks.mk
Sipas informacioneve, vendimtarë në këtë kalim ka qenë edhe Omer Bunjaku, i cili njeh mirë futbollistin sepse mbante po të njëjtën pozitë tek ekipi i Shkupit, kur Adetunji ishte pjesë e çairasve.
Kujtojmë, Adetunji para se të shkojë tek Çukariçki, ka qenë pjesë e F.C Shkupit, skuadër me të cilën u shpall edhe kampion nën drejtimin e trajnerit Goce Sedlloski, pastaj u largua në drejtim të Serbisë.
Sulmuesi gjatë qëndrimit në Çair, regjistroi 62 paraqitje, shënoi 33 gola dhe 13 asiste.
Adetunji nuk është futbollisti i parë që ka luajtur tek Shkupi dhe ka kaluar tek Ballkani, pas emrimit të Bunjakut në pozitën e drejtorit sportiv, nga Shkupi tek Ballkani kaluan edhe Walid Hamidi, Queven da Silva dhe Mahmaduo Danfa./indeks.mk/