19/04/2026

Analisti politik, Valon Bela përmes një shkrimi në “Facebook”, ka thënë se të fortit nisin lojën, kur ajo bëhet e fortë.

Sipas tij, duhet përshëndetur themelimi i komisionit parlamentar për marrëdhënie ndëretnike si kërkesë e Frontit Evropian.

Me këtë Bela thotë se u dëshmua edhe nga vet VMRO-ja se bartëse e legjitimitetit të shqiptarëve është Fronti Evropian dhe jo VLEN.

Vlerëson se krijimi i këtij komisioni është një shuplakë edhe ndaj VMRO-së që të zbut diskursin politik ndaj përfaqësuesve të Frontit Evropian.

Shkrimi i plotë:

Kur loja bëhet e fortë, të fortët e nisin lojën! Duhet përshëndetur themelimi i komisionit parlamentar për marrëdhënie ndëretnike si kërkesë e Frontit Evropian në këmbim të mbështetjes që kërkonte VMRO-DPMNE për votim të Ligjit për Qeverinë. Me këtë u dëshmua edhe njëherë (madje nga VMRO) se bartëse e legjitimitetit të shqiptarëve është Fronti Evropian dhe jo VLEN. Krijimi i këtij komisioni është një shuplakë edhe ndaj VMRO-së që të zbut diskursin politik ndaj përfaqësuesve të Frontit Evropian të cilët në mënyre maestrale e konvertuan mbështetjen parlamentare me komisionin ad hoc. Kjo dëshmon se Fronti Evropian e ka përvojën dhe diturinë për situata të këtilla ku mbrojtja e interesit shqiptar (pse jo edhe ai i komuniteteve më të vogla) është thelbësore dhe motiv për veprim tutje. Ju lumtë 👏