Manfred Weber, lider i grupit të partive Popullore në Parlamentin Evropian (EPP), kërkoi nga VMRO-DPMNE që të përdorë emrin kushtetues të shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këtë e ka theksuar Weber përmes një postimi në rrjetin social “X”.
“Udhëheqja e VMRO-DPMNE-së duhet të respektojë plotësisht dispozitat detyruese të Marrëveshjes së Prespës dhe të përdorë në vazhdimësi emrin “Maqedonia e Veriut”. Respektimi i marrëveshjeve ndërkombëtare është një parakusht bazë për ne si PPE. Përndryshe, Evropa nuk mund të funksionojë dhe BE-ja nuk do ta pranojë këtë”, thuhet në postimin e Weber.
VMRO-DPMNE është anëtare e Partisë Popullore Evropiane. EPP është grupi politik më i madh dhe më me ndikim në Bashkimin Evropian dhe pothuajse të gjitha partitë kristiandemokrate nga vendet anëtare të BE-së dhe vendet kandidate janë anëtarë të saj.
Në mars të këtij viti, partia e Hristijan Mickoskit mori pjesë në kongresin e PPE-së që u mbajt në Bukuresht.
https://twitter.com/ManfredWeber?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1793619044618428493%7Ctwgr%5Eca63c7d8f03a19eb6213f4944ffc18444d1ed122%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fweber-obrm-pdukm-ne-vazhdimesi-duhet-te-perdore-emrin-kushtetues-maqedonia-e-veriut%2F
