Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, tashmë edhe deputet i zgjedhur i Frontit Europian, përmes “Facebook”, i ështē përgjigjur Izet Mexhitit.
Bexheti ka thënë se Mexhiti s’bashku me liderët e tjerë të VLEN, po festojnë edhe pse vet kanë humbur, njejtë siç bënin serbët dikur.
Sipas Bexhetit, Mexhiti, Gashu, Kasami dhr Taravari po festojnë fitoren e VMRO-së dhe po bëjnë servilin.
Bexheti kujton se në të njejtën formë Mexhiti festonte edhe fitoren e LSDM-së.
Statusi i plotë;
Izeti bashkë me Bilallin, Taravarin dhe Afrimin festojnë për fitoren e bllokut maqedonas me servilizëm ashtu siç bënte dikur Izeti ndaj Zaevit, unë jam krenarë me të gjith ata që më kanë përkrahur për fitoren e madhe nën udhëheqjen e Ali Ahmetit, nuk bëhem servil i asnjë partie maqedone përveç se partner politik.
Ne nuk festojmë për humbjen ashtu siç bënin Serbët dikur për të falsifikuar historinë.
Çfarë do të presin Shqiptarët nga ju, kur nuk doni të rrespektoni verdiktin e shumicës shqiptare!?