Janë arrestuar katër të mitur nga Shkupi. Ata kanë grabitur dy të mitur të tjerë në komunën e Qendrës duke i kërcënuar me një send të mprehtë. Policia ka gjetur edhe paratë e vjedhura dhe ato do t’u kthehen pronarëve, transmeton Portalb.mk.
“Më 06.05.2024, në periudhën nga ora 22:45 deri në ora 23:20, në zonën e Qendrës, zyrtarët policorë të Stacionit Policor Qendër dhe Njësiti policor për intervenim në SPB Shkup, i kanë privuar nga liria katër të miturit nga Shkupi. Ata dyshojnë se rreth orës 22:00 në zonën e Qendrës u kanë marrë para dy të miturve të tjerë duke i kërcënuar me një send të mprehtë”, njoftoi MPB.
Me të miturit është zhvilluar një intervistë zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.