Koalicioni opozitar ka publikuar sot nëpër rrjete sociale një sondazh të realizuar nga Qendra për Hulumtime dhe Komunikim Politik CRPC, në të cilën si dy subjekte më të pëlqyera dalin, në bllokun maqedonas opozitarja VMRO-DPMNE, ndërsa në bllokun shqiptar, opozita.
Ndonëse rezultate të mira për t’i bërë qejfin vetes pas humbjes që po i pret në javën e ardhshme, me një kërkim të thjeshtë në internet, gjenden autorët dhe porositësit e kësaj ankete!
Pikërisht, njerëz nga të afërt me kryetarin aktual të Komunës së Gostivarit, Arben Taravarin dhe njerëz brenda strukturës partiake të VMRO-DPMNE-së dhe Lëvizjes Besa.
Kryesuesi i “institutit anketues” CRPC figuron të jetë, Alil Fetai, njeri i afërt i Taravarit dhe trumpetues i fushatës së të njejtit në rrjete sociale, teksa për bashkëpunëtor të ngushtë ka Nebojsha Arsiç, gazetari i afërt me VMRO-DPMNE-në dhe Lëvizjen Besa.

