Vazhdon fushata e partive politike po edhe e kandidatëve për president për garën e 24 prillit për zgjedhjet presidenciale dhe atë të 8 majit, parlamentaro-presidenciale, njofton indeks.mk
300×250
Kandidatët për president për ҫdo ditë takojnë njerëzit e vendbanimeve të ndryshme, po edhe kandidatët për deputet gjithashtu janë në takime dhe aktivitete të vazhdueshme.
Në vigjilje të zgjedhjeve, “Fronti Europian” përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë njoftimin edhe për zhvillimin e tubimit qëndrorë.
Sipas informacioneve tashmë zyrtare, tubimi qëndrorë i “Frontit” të ideuar nga Ali Ahmeti do të mbahet këtë të dielë në Shkup, respektivisht në sheshin Maqedonia.
Sipas njoftimeve të bëra nga aktivistët po edhe zyrtarët e koalicionit, tubimi do të zhvillohet në ora 20:00./indeks.mk/