10/09/2024

Fronti Europian kryesuar nga Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti së bashku me kandidatin për president, Bujar Osmanin, zhvilluan takime me qytetarët në Ohër, Prespë dhe Manastir, me ç’rast u prezantua platforma zgjedhore.

300×250
Ali Ahmeti në Facebook shkruan se takimet e sotme dëshmuan që Fronti Europian është etabluar në mbarë vendin dhe qytetarët njëzëri janë për t’i thënë JO Rusisë dhe PO Europës.

Statusi i plotë:

Bashkë me kandidatin për President të Frontit tonë Europian, Dr. Bujar Osmanin morëm sot bashkë rrugën për të realizuar takime me qytetarë në Ohër, Prespë dhe Manastir.

Është jetike që si asnjëherë më parë të qëndrojmë bashkë drejt së ardhmes europiane, të përforcojmë themelet e barazisë duke thyer çdo tabu e paragjykim, të mos lejojmë dezorientimin dhe izolimin e vendit nga marionetat e Rusisë në vendin tonë.

Takimet e sotme dëshmuan se Fronti Europian është i etabluar në çdo cep të vendit dhe po i thotë fuqishëm JO Rusisë, PO Europës!

Le ta vulosim fitoren e madhe të së ardhmes europiane duke votuar numrin 4 dhe Dr. Bujar Osmanin më 24 prill dhe listat e deputetëve të Frontit Europian më 8 maj. /indeks.mk

https://www.facebook.com/photo/?fbid=963801285113994&set=pcb.963801878447268