08/09/2024

Zëvendëskryeministri Artan Grubi, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Ftër Bajramit.Ai ka bërë thirrje për reflektim dhe bashkim rreth vlerave të besimit dhe solidaritetit.

Duke u adresuar besimtarëve, Grubi ka theksuar rëndësinë e devotshmërisë dhe respektit ndërnjerëzor, të cilat janë thelbësore për paqen shpirtërore.

“Le të reflektojmë mbi vlerat e besimit, devotshmërisë, solidaritetit dhe respektit ndërnjerëzor që na e freskuan shpirtin gjatë muajit të bekuar të Ramazanit,” tha Grubi.

Ai shtoi se këto vlera janë “garancë e vetme e paqes sonë shpirtërore” dhe duhet të jenë udhërrëfyes në çdo moment të jetës.

Grubi e përfundoi mesazhin e tij me urime për shëndet dhe mbarësi në familjet e besimtarëve për festën e Fitër Bajramit.

Statusi i plotë:

Besimtarë të nderuar,
Në këto çaste festive të Fitër Bajramit le të reflektojmë mbi vlerat e besimit, devotshmërisë, solidaritetit dhe respektit ndërnjerëzor që na e freskuan shpirtin gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.
Le të qëndrojmë të bashkuar rreth këtyre vlerave në çdo çast të jetës, pasi janë garancë e vetme e paqes sonë shpirtërore.
Shëndet e mbarësi paçi gjithmonë në familjet tuaja!
Gëzuar!