19/04/2026

Mehdi Taremi dhe mesfushori polak i Napolit, Piotr Zielinski kanë firmosur tashmë me zikaltrit dhe do të jenë nën urdhrat e Simone Inzaghit për sezonin e ri, teksa pranë marrëveshjes është edhe mbrojtësi spanjoll i Atleticos së Madridit, Mario Hermoso.

Ndërkohë së fundi drejtuesit e Interit kanë nisur negociatat intensive me francezin e Manchester United, Anthony Martial, i cili do të largohet nga “djajtë e kuq” në fund të sezonit.

Me 28 vite mbi supe dhe shumë dëshirë për t’u rikthyer në nivele të larta, Martial sheh Interin si klubin e duhur për të vijuar karrierën.